TIRANE- Ish-­kryeministri britanik, Tony Blair, i njohur si këshilltar i kryeministrit Rama ka ardhur dje në Tiranë, ndërsa në vend ndodheshin edhe dy negociatorët e BE.

Burime të “Panorama” në kryeministri thonë se Bler qëndroi vetëm 1 orë në Tiranë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Rdi Rama.

Takimi u zhvillua në kohën kur kishin nisur negociatat mes opozitës dhe mazhorancës nën ndërmjetësimin e negociatorit të PPE-së David McAllister dhe eurodeputetit Knut Fleckenstein.

Nuk dihen me saktësi se çfarë është diskutuar mes Ramës dhe Bler, por takimi ndodhi në një ditë të njgedhur negociatash, pas të cilave nuk u arrit zgjidhja e krizës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb