TIRANË-Dy zyrtarët e PPE-së David Mc Allister dhe PE, Knut Fleckenstein, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të negociuar për zgjidhjen e krizës politike, kanë takuar për plot 60 minuta kryeministrin e vendit Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta tek Kryesia e Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, si dhe deputeti Taulant Balla. Kreu i qeverisë ka lënë godinën e Kryeministrisë, duke kaluar pranë çadrës së ngritur nga opozita dhe më pas është futur në Kryesinë e Kuvendit.

Ndërkaq, kreu i LSI-së, në këtë takim shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Luan Rama dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

rama-kalon-para-cadres-2
Pas takimit me dy aleatët Rama e Meta, zyrtarët e PPE-së dhe PE-së do të shkojnë tek lideri i PD-së, Lulzim Basha.

rama-kalon-para-cadres-5

Ende nuk bëhen të ditura detaje nga takimi që ka përfunduar në orën 16:10, kohë kur dy zyrtarët e PPE dhe PE kanë lënë ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për t’iu drejtuar selisë blu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb