Nëndetësja kineze “Jiaolong” përfundoi një zhytje në pikën më të thellë të botës, që ndryshe konsiderohet dhe “thellësia sfiduese”, kanalin Mariana.

Asaj iu deshën tri orë për zhytjen në thellësinë e planifikuar mbi 4800 metra.

Shkencëtarët në nëndetëse morën mostrat dhe vëzhguan zonën ndërkohë që një zhytje e dytë është planifikuar të enjten. Kjo zhytje ishte e para nga 10 zhytjet e planifikuara për fazën e tretë të ekspeditës së fundit oqeanike të Kinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb