Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka nënvizuar faktin se partia që ai përfaqëson ka në dorë çelësin e krijimit të qeverisë së re. Rugova theksoi se janë disa arsye që kanë ndikuar në rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që elektorati ta ketë ndëshkuar LDK-në për shkak të koalicionit me PDK-në. Megjithëse në një intervistë për Epokën e Re, ai bëri të qartë se kjo parti nuk do të bëj koalicion me PDK-në.

Rugova gjithashtu ka theksuar se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, do të fillojnë negociatat me subjektet e tjera për koalicionet paszgjedhore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: