PRISHTINE– Pavarësisht se zgjedhjet në Kosovë nxorën Vetëvendosjen si partinë më të votuar, nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shuar çdo dilemë, ndërsa ka ripërsëritur edhe njëherë faktin se qeveria do të formohet nga koalicioni PAN.

Krasniqi tha në Tribuna Channel se partitë politike kanë të drejt të bëjnë deklarime e interpretime, mirëpo nuk do t’i vijë radha e mandatarit të dytë.

Më tej ai përmendi situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vitin 2014, Krasniqi tha se vendi ynë ka qenë peng i qëndrimeve të tilla në vitin 2014 dhe se ajo situatë i ka sjell Kosovës humbje në ekonomi si dhe tërheqje të investitorëve.

Koalicioni PAN në zgjedhjet e 11 qershorit është renditur subjekti i parë politik më i votuar, me 33.98 për qind të votave. Lëvizja Vetëvendosje është renditur si subjekti i dytë me 27.12 për qind të votave.
Ndërsa, koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë duke marrë 25.74 për qind të votave.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb