TIRANË- Brenda PD-së ka plasur tashmë, ka grupe që duan largimin e menjëhershëm të kryedemokratit Basha dhe të tjerë që e mbështesin në vendimet e marra, siç ishte ai më i fundit për të ngrirë funksionet brenda partisë. Një zë pro Bashës është edhe nënkryetarja e FRPD-së, Besa Petriti.

Ajo madje ka sulmuar fort ata, duke thënë se shkruajnë fletrrufe si sigurimsat e qëmotit.

“Disa 22 vjecare nuk u ndalen se beri fushate per Partine Demokratike, kulluan djerse per te numeruar cdo vote, pa u ankuar e pa shfryre mllef, disa te tjere u perdoren per te blere letren e bojen per te shkruar fleterrufe nen shembullin e sigurimsave te qemotit, e ne fund u viktimizuan! Sa gjynah!”, shkruan ajo ne FB.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb