TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se ish-vila e diktatorit Enver Hoxha i është dhënë më 11 prill për 24 orë bashkëshortes së tij Nexhmijes e cila e ka përkujtuar me një darkë. Sipas Berishës në këtë darkë ishte edhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

STATUSI I BERISHËS
Edvin Kristaq Rama i jep “zonjës së zezë” ish-vilën e diktatorit për të përkujtuar me 11 prill!
Fatmir Xhafa dhe zonja Koleka marrin pjesë në darkën e familjes Hoxha.
Qytetari dixhital informon:
– Se “zonja e zezë” e shqiptarëve Nexhmije Hoxha përkujtoi me të gjithë sojin e saj 11 prillin në rezidencën shtetërore, vilen e ish-diktatorit Hoxha apo Hitlerit shqiptar të pasluftës siç u cilësua në deklaratën e Samitit të EDU në Paris në pranverë të vitit 1991!
Në darkën përkujtimore merrnin pjesë ministri Xhafa, zonja Koleka. sb
“Mirëmbrëma zoti Berisha. Kalova nga Blloku dhe më ra në sy që vila e diktatorit ishte e ndriçuar e tëra nga kat i par e deri në të dytin e lart. Brenda kishte njerëz por nuk duken nga perdet. Aty nuk kishte delegacion qeveritar por disa makina private. Mendova se mos ishte ndonjë darkë biznesmenësh dhe pyeta rojën se kush po festonte sonte në këtë vilë. Roja fillimisht me tha se është një aktivitet privat pastaj shtoi se sonte vila i është hapur për familjen e diktatorit me rastin e 11 prillit dhe se përveç familjarëve të Nexhmijes ishte dhe Fatmir Xhafa, Zonja Koleka dhe famljarë të tjerë të Kolekës familja Nushi, Kapo etj”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb