Pak ditë më parë ylli i Barcelonës dhe Brazilit në një intevistë për mediat britanike u shpreh se një ditë do i pëlqente të luante në “Premier Ligë”.
“Më pëlqen mënyra e lojës që aplikojnë skuadrat. Dhe ku i dihet, njëditë, mund të luaj këtu. Më pëlqen Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Liverpul, këto janë ekipet që luftojnë gjithmonë”.

“Në ‘Premier League’ ka dhe një nivel të lartë trajnerësh si Jose Mourinho e Pep Guardiola. Këto janë trajner që çdo lojtar do pëlqente të punonte. Këtu nuk e di asnjehër se kush do fitojë apo do shpallet kampion, është gjithmonë një surprizë”.

Kaq është dashur dhe fjalët e brazilianit nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Nga Spanja raportohet, më saktësisht gazeta “Sport” se Manchester United ka gati 200 mln euro për të nëshkruar me 24 vjeçarin.
C74mdfCX0AAacxB
Raporti cilëson gjithashtu se nga kjo lëvizje Neymar do përfitojë 25 mln euro në vit.

Mourinho është i prirur për këtë transferim dhe beson se kjo do ndihmonte edhe vetë lojtarin për të shpëtuar nga hija e Leo Messi-t në “Camp Nou”.

Kur bëhet fjalë për United paratë nuk janë një problem, por Barcelona jo më larg se pak muaj më parë nënshkroi një kontratë të re me brazilianin dhe e sheh atë si e ardhmja e klubit, pasi tashmë Leo Messi nuk është më në formën e dikurshme duke patur parasysh se ka mbushur 30 vjeç.

Nëse një lëvizje e tillë do bëhej realitet, atëherë do vendosej një rekord absolut në tregun e transferimeve ku rekordi mbahet nga Paul Pogba që la Juventusin për Manchester United që pagoi 125 mln euro në total.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb