Milionat e Paris SG si dhe projekti i ekipit francez e bindën Neymar që të largohej nga klubi në të cilën ai u bë një prej futbollistëve më të mirë në botë, Barcelona. Por edhe pse ai është zyrtarizuar si futbollist i Paris SG një pjesë e zemrës së tij ka mbetur në Katalonjë.
neymar
Dy postimet e fundit në llogarin e tij në rrjetin social “instagram” e thonë më së miri këtë. E fundit është një foto që ylli brazilian shfaqet së bashku me Messi-n dhe Suarez. Në diçiturën e fotos futbollisti 222 milion eurosh shkruan: “Ju uroj të gjitha të mira juve, faleminderit për këto vite të lumtura që kam kaluar të ju. Unë jam i bekuar që kam luajtur me ju. Një nga arsyet që kam ardhur në Barcelonë ishte Leo Messi.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: