MARSEJË- Ideja e përgjithshme për mëngjarashët, e përhapur edhe në futboll, po sfumohet nga numri i golave të realizuar në Euro 2016. Nga 100 golat e shënuar deri tani, 44 janë shënuar me këmbën e djathtë, 21 më kokë dhe 35 me këmbën e majtë.

Mëngjarashët përbëjnë 12 për qind të popullsisë së botës, por rritja e nivelit të teknikës individuale është rritur dhe shumë lojtarë po luajnë me të dyja këmbët pothuajse njësoj. Sipas staticienëve të UEFA-s, golat e shënuar me të majtën në Euro 2008 ishin 24,7 për qind, në Euro 2012 vetëm 17,1 për qind dhe deri tani në Euro 2016 35 për qind.

Pritja mesatare për golin e parë në këtë evropian ka qenë 39,5 minuta dhe mesatarja e golave ka qenë 2,04 për ndeshje. Po, nga janë shënuar 100 golat e deritanishëm të Euro 2016?

Nga zona e portierit janë shënuar 17 gola, nga zona e rreptësisë 67, nga jashtë zone 16. Numri i vogël i golave nga jashtë zone ka ardhur si rezultat i nivelit të mirë të portierëve dhe mbrojtjes. Deri tani, 89 gola kanë ardhur pas një aksioni sulmues, shtatë nga penalltitë dhe katër nga goditjet e lira
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: