TIRANE – Ajo ra në sy për linjat seksi edhe brenda shtëpisë, por edhe me protagonizmin që shfaqte herë pas here. Katerina Shkëmbi, banorja e Big Brother 7, u konsiderua si një prej vajzave më tërheqëse në shtëpi gjatë atij edicioni.

Edhe pse nuk e vazhdoi lojën shumë gjatë brenda shtëpisë, pas saj Katerina vijoi të ishte një modele e preferuar. Vajza interesante nga Pogradeci, me një eksperiencë si modele edhe në Itali, arriti të fitonte vëmendjen e publikut për lojën në reality show shkruan Class.

E pëlqyer për linjat seksi, Katerina i është kthyer modelimit, por këtë herë me foto më provokuese. Në një set të ri në bashkëpunim me fotografen gjermane Anna Enrehstein, Katerina është pjesë e një projekti për të përfaqësuar femrat shqiptare dhe peizazhin e Shqipërisë në panaire, muze apo në galeritë fotografike në Berlin.
Duke guxuar më shumë, Katerina ka pozuar edhe topless para aparatit në disa foto që ka postuar edhe në Instagramin e saj të realizuara në malin e Dajtit.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb