Presidenti i 25-të i Francës është Emmanuel Macron. Sipas sondazheve ai fitoi me 65.5% të votave përballë kundështares populiste, Marine Le Pen, me vetëm 35,5%.  “Sot hapet një faqet e re shprese dhe besimi,” ishte deklarata e parë e Presidentit Macron. Të shumtë ishin liderët  dhe zyrtarët botërorë që përgëzuan Macron për fitoren.

Donald Trump – Presidenti i SHBA-së
“Përgëzime Emmanuel Macron për fitoren tënde të madhe sot, dhe për zgjedhjen si Presidenti i ardhshëm i Francës. Me zor po pres të punojmë bashkë”

Theresa May – Kryeministrja e Anglisë
“I kam shprehur Macron të gjitha urimet e mia më të mira. Prioritetet tona do të jenë të përbashkëta”.

Francois Hollande – Ish-Presidenti i Francës
“Ky është momenti që vendi ynë të vazhdojë sukseset. Sfida më e madhe është ribashkimi, dhe të vazhdojë rruga për progresin e drejtësisë shoqërore”

Donald Tusk – Presidenti i Këshillit Europian
“Përgëzime Emmanuel dhe francezëve që zgjodhën Lirinë, Barazinë dhe Vllazërinë dhe që i thanë jo tiranisë”.

Paolo Gentiloni – Kryeministri i Italisë
“Urraaa! Macron President. Një shpresë e rilindur për Europën,”

Matteo Renzi – Ish-kryeministri i Italisë
“Fitorja e Macron shkruan një faqe të jashtëzakonshme të re të shpresës për Francës dhe Europës. Përpara”

Angela Merkel – Kancelarja e Gjermanisë
“Urimet më të përzemërta për Emmanuel Macron. Fitorja e tij ishte një fitore për Europën e bashkuar”.

Marine Le Pen – Fronti Nacioal
“Francezët votuan vazhdimësinë, urime Macron”

Ditmir Bushati – Ministër i Jashtëm i Shqipërisë
“Shumë urime Emmanuel Macron për fitoren! Një lajm i mirë për Francën, Europën e natyrisht edhe për ne shqiptarët që aspirojmë të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian”

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb