Blerësit evropianë adhurojnë veturat sportive dhe falë tyre ka nisur të rritet gjithnjë e më shumë shitja.

Gjatë vitit 2016 janë shitur 10,700 vetura sportive në Evropë. Ekspertët parashohin që kjo shifër sivjet të tejkalojë 13,000 njësi të tilla.

Aktualisht vetura më e kërkuar është Ferrari 488 GTB, pasuar nga Aston Martin DB11, Audi R8, Bentley Continental GT/GTC dhe Bentley Flying Spur.

Në vendin e gjashtë renditet Aston Martin V8/V12, në të shtatin Ferrari California dhe në vendin e tetë Maserati Quattroporte, shkruan KP.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: