Roland Saliu drejtori i “OSHEE Vlorë” humbi jetën pasditen e 24 Majit, në një atentat në qytetin e Vlorës. Saliu ishte babai i tre fëmijëve, një qytetar,drejtues që çdo ditë të jetës së tij i shërbeu qytetit ,por që jeta ju pre në mes. Roland Saliu kishte një CV të plotë me kontribute të mëdha veçanërisht në fushën e energjetikës. Ai është emëruar në krye të “OSHEE Vlorë”, në nëntor të vitit 2015. “BalkanWeb” mëson detaje nga karriera e punës së Roland Saliut, më poshtë mund të njihuni me karrierën e tij përgjatë viteve 1997 deri më sot.

-1997-2004, punon në KESH Vlorë,me detyra të ndryshme drejtuese të këtij sektori.

-2003-2007, administrator dhe bashkë ortak i shoqërisë “T&L ELEKTRIK” me seli në Vlorë dhe aktivitet në fushën e impianteve.

-2006-2007, drejtues teknik në kompaninë “T&L ELEKTRIK”shpk projektim dhe zbatim të impianteve civile dhe industriale.

-2007-2015, drejtues teknik dhe administrator i shoqërisë “ROEL” shpk.

-2010-2015, administrator i shoqërisë “Alba” elektrika Vlora, Alesio Shpk.

Kujtojmë se Roland Saliu u vra pasditen e djeshme në sheshin e ‘Flamurit’ në qytetin e Vlorës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri edhe një biznesmen. Ndërkohë viktima tjetër është biznesmeni Erven Hyseni, i cili mendohet se ka qenë edhe objektivi.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:30 në mes të qytetit të Vlorës, pranë një lokali. Mendohet se autorët të kenë qenë të maskuar, të paktën sipas dëshmitarëve. Fill pasi kanë qëlluar me armë, autorët janë larguar me një makinë nga vendngjarja.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes, ndërsa policia vijon hetimet.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb