Personazhet e futbollit janë ndër më të admiruarit te njerëzit e thjeshtë por jo gjithmonë ndodh kështu. Shumë mund të bëhen të dashur falë një gjesti të vogël apo të ndonjë loti të derdhur pas humbjes, por edhe kundërta ka jo pak gjasë të ngjajë. Revista “Four Four Two”, ka përpiluar një klasifikim me 50 personalitetet që përçmohen më shumë në historinë e futbollit botëror, ku nuk mungojnë emra si Mourinho, Pepe , Ronaldo, Blater e të tjerë.

Në krye të klasifikimit si personi më i urryer qëndron ish-presidenti i FIFA, Sep Blatter, që e futi qeverinë e futbollit botëror në një skemë të madhe të korrupsionit, dicka që u desh një dekadë për t’u zbuluar.

Në vendin e dytë si personi më i urryer ndodhet Jose Mourinho, i cili shpesh e ka përfshirë veten në konflikte dhe polemika të mëdha me të gjithë rivalët e tij. Sipas “Four Four Two”, portugezi është nga ata persona që e dëshiron ekzistëncën e armiqve të tij.

Podiumin e këtij klasifikimi të revistës britanike e plotëson Harald Schumacher. Për portierin gjerman është arritur deri aty sa në Francë është konsideruar si më urryer edhe se vetë Hitleri.

Urrejtja ndaj tij ka lindur për atë çfarë ndodhi në Botërorin 1982 me gjestin e tij antisportiv kundër Battison në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Francës duke i shkaktuar francezit dëmtime të vertebrës.

Të tjerë persona të urryer në këtë listë janë Mishel Platini, Pepe, Serxhio Buskets, Diego Kosta, Di Kanio, Van Bomel etj. Nuk mund të mungonte dhe drejtori i përgjithshëm i tanishëm i Partizanit, Luçiano Moxhi i cili mban vendin e shtatë në listë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb