“Muaji i mjaltit” për Sadikun te Lugano duket se ka marrë fund. Pas një serie pozitive duke shënuar çdo javë dhe duke i dhënë pikë mjaft të rëndësishmë skuadrës zvicerane, ai tashmë është bërë pjesë e formacionit më të dobët të javës së 25-të.

Në këtë javë Lugano u mposht në shtëpi nga Jang Bojs me rezultatin 0-2 dhe paraqitja e përgjithshme e skuadrës së drejtuar nga Paolo Tramexani ishte shumë zhgënjyese. Gazeta zvicerane “Blick” zgjodhi 4 futbollistë të Luganos si pjesë e 11 lojtarëve që performuan më dobët në 5 ndeshjet e kësaj xhiroje dhe mes tyre ishte dhe sulmuesi shqiptar Armando Sadiku.

“Sulmuesi i Luganos këtë radhë ishte inekzistent”, shkruan “Blick” në përshkrimin e performancës së Sadikut./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: