E pabesueshme sesi mund të ndryshojë jeta për 3 vite dhe shembull për këtë është futbollisti i Manchester City Gabriel Jesus.

Fillimet janë gjithmonë të vështira, por me ato që ka dëshmuar vetë braziliani me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, të mendonte se sot do ishte një lojtar i Man.City do t’i duhej të shkonte përtej imagjinatës, por me vullnet gjithçka mund të arrihet.
40EF086E00000578-4554722-image-a-12_1496141037129
Në fotot e postuara në “instagram” shfaqet talenti i “citiziens” kur ishte vetëm 17 vjeç, këmbëzbathur, duke lyer rrugët e qytetit së bashku me shokët e tij me ngjyrat e Kombëtares që mirëpriste Kupën e Botës Brazil 2014.
40EF087600000578-4554722-image-a-13_1496141044259
Jesus kujton se kjo ishte një punë bamirësie dhe e vetmja pagë që mund të merrtë ishte 4.000 eurot në vit që i paguante Palmeriasi.
40EF087E00000578-4554722-image-a-14_1496141049679
I rritur i varfër në qytetin e tij, por me ëndrrën se një ditë do përfaqësonte Kombëtaren e cila u mund thellë në gjysmëfinale ndaj Gjermanisë, Jesus duket se ia ka dalë. Një prej protagonistëve të medaljes së artë që Brazili mori për herë të parë vitin e kaluar dhe me shumë mundësi do jetë referenti në majën e sulmit në Botërorin Rusi 2018.

Gjërat rrodhën shumë shpejt. Futbollisti u bë një nga lojtarët më të mirë të kampionatit dhe interes për të shfaqën “boss-ët” e “Premier League” të cilët paguan 31 mln euro për të marrë shërbimet e lojtarit.
3CDE128F00000578-4554722-image-a-18_1496143063378
I afruar vetëm në janar, talenti brazilian mahniti britanikët me paraqitje fantastike duke ulur në stol një lojtar si Sergio Aguerro. Për këtë jo më kot paga iu caktua 90 mijë euro në javë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb