Vetëm pak orë para se Kuvendi të miratojë emrat e zv/kryeministres dhe 6 ministrave teknikë të propozuar nga Partia Demokratike, kryeministri, Edi Rama ka firmosur sot shkarkimin dhe emërimin e 4 zv/ministrave të rinj.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u lirua nga detyra Elona
Gjebrea, e cila mbante postin e numrit dy të Ministrisë së
Brendshme dhe që kryeson listën e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës në 25 qershor.

Rovena Voda, zv/ministrja e re e Punëve të Brendshme

Në vendin e saj, është emëruar Rovana Voda, e cila deri sot mbante detyrën e shefes së kabinetit të ministrit të Brendshëm ende në detyrë Fatmir Xhafaj.

“BalkanWeb” raporton se më herët, Voda ka qenë shefe kabineti e ministres së Shtetit, Ermonela Felaj.

Në shtator të vitit 2015, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Ermonela Felaj u përfshi një debat të cilësuar nga mediat si skandal për shkak se i dërgoi një mesazh kërcënues nga profili i saj personal në rrjetin social Facebook, një aktivisteje të shoqërisë civile që kishte kritikuar punën e ministrisë e veçanërisht të Rovena Vodës. Një gjë e tillë nuk u prit aspak mirë nga nga ministrja Felaj, e cila i dërgoi një mesazh privat aktivistes me tone paralajmëruese.

Ndër të tjera, Felaj përdorte simbolin “X” në vënd të “për” dhe e paragjykon aktivisten, duke e akuzuar se nxjerr mllefe.

Ja teksti dhe fotoja e plotë e mesazhit nga Ermonela Felaj:
Rovena Voda eshte nje vajze e re ndoshta si ti, po qe perpiqet te beje punen e saj duke punuar fort.
Qe te besh dicka me vlere dhe x vete, mos shkruash genjeshtra dhe
mllefe me te panjohur, thjesht x te justifikuar “punen tende” , do
ishte mire te thelloheshe, ta takoje ndoshta Rovenen dhe keshtu te
mesoje se cfare pune ben institucioni i MMP, jo ministria sepse nuk
eshte nje ministri dhe puna eshte e njohur x kuvendin dhe qeverine
dhe sh me pak x publikun.
Kjo eshte nje ftese miqesore x dike te shkolluar qe per t’i njohur
gjerat duhet t’i preke ato , pse jo duke u interesuar dhe x modele te
singjshme.
Ermina Allushi nderkohe eshte sekretare…
ermonela1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb