Ata që banojnë në Tiranë kanë mesatarisht të ardhurat më të larta për frymë në Shqipëri, sipas raportit të fundit të INSTAT për prodhimin e brendshëm bruro, sipas rajoneve statistikore.

Tirana kishte të ardhura prej frymë prej 679 mijë lekë në vitin 2015 dhe pati një rritje me 5,5 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 37,0 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditen Qarku Fier me 550 mijë lekë, duke shënuar një rënie prej 9,6 %, ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 11,0 % mbi mesataren e vendit.

Pas Fierit renditen Gjurokastra, Durrësi, Vlora, Berati, Korça.
Qyteti më i varfër është Kukësi, me rreth 319 mijë lekë duke shënuar një rënie me 2,2 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 35,7 % nën mesataren e vendit. Më pas, me PBB-në për frymë më të ulët, renditet Qarku Elbasan me rreth 351 mijë lekë duke shënuar një rënie me 0,5 % ndaj vitit 2014. PBB për frymë e këtij qarku është 29,2 %, nën mesataren e vendit.

Për gjithë Shqipërinë, në vitin 2015 niveli i PBB-së për frymë është rreth 496 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2014 PBB për frymë u rrit me 2,63 %.

Në rajonin statistikor Qendër, PBB për frymë është 679 mijë lekë dhe pati një rritje me 4,8 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni rezultoi 20,1 % mbi mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Veri, PBB për frymë është 404 mijë lekë, duke shënuar një rritje me 5,9 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 18,5 % nën mesataren e vendit. Në rajonin statistikor Jug, PBB për frymë është 457 mijë lekë, duke shënuar një rënie me 3,3 %, krahasuar me vitin 2014. PBB për frymë e këtij rajoni është 7,8 % nën mesataren e vendit. /Monitor/

qytetet me te pasura

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: