TIRANE– Një ditë pas vizitës në Tiranë të zv.Presidentit të PPE-së David McAllister dhe eurodeputetit Knut Fleckstein, si dhe dështimit të negociatave mes opozitës dhe mazhorancës për zgjidhjen e ngërçit politik, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ambasadori amerikan, Donald Lu si dhe ai i OSBE, Borchardt, u kanë dërguar një SMS partive të vogla të opozitës për zhvillimin e një takimi të përbashkët më 28 prill në orën 10:00.

Në mesazhin dërguar partive nuk përcaktohet vendi ku do zhvillohet takimi, por kërkohet të konfirmohet pjesëmarrja paraprakisht. Mesazhi i është dërguar kryetarëve të partive të vogla, ndërsa takimi konsiston në informimin për procesin e negociatave për zgjidhjen e krizës. Takimi vjen 1 ditë para afatit përfundimtar të regjistrimit të partive në KQZ.

SMS-ja dërguar Arben Dukës, Vangjel Dules, Nard Ndokës, Ben Blushit, Shpëtim Idrizit dhe Dashamir Shehit:

Pershendetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kane kenaqesine t’ju ftojne ne nje takim informues per procesin e negociatave te zhvilluar mbreme. Takimi do te zhvillohet diten e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi per t’u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nese axhenda juaj e mundeson pjesemarrjen tuaj ne kete takim. Ju faleminderit, Irida Gjyshi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: