Nga Xhensila KODRA

Prokuroria njoftoi dje se i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, heqjen e mandatit për deputetin Vladimir Kosta.

Kërkesa për heqjen e mandatit nga organi i akuzës është dorëzuar në KQZ dhe shkak është bërë mosdeklarimi nga ana e vetë deputetit të një dënimi për armë pa leje. Për këtë arsye, prokuroria i kërkon KQZ-së të marrë vendim për ta larguar Vladimir Kostën nga Kuvendi.

Vetë Vladimir Kosta reagoi dje pas lajmit për kërkesën e heqjes së mandatit të tij, duke deklaruar se ai e kishte harruar këtë gjobë  dhe nuk kishte fshehur asnjë dënim.

“Kisha harruar një gjobë 10.000 lekë të marrë në vitin 2000. Ishte një gabim njerëzor dhe jo fshehje të dhënash. Më pas është çdo gjë e deklaruar. KQZ e mori një herë në shqyrtim formularin tim dhe nuk konstatoi shkelje. Nuk e kuptoj ku do të dalë Prokuroria me këto flluska sapuni”, shkruajti dje deputeti i PS-së.

 

Për të lexuar shkrimin e plotë në GSH.al klikoni në këtë link : http://www.gsh.al/2017/04/29/zbulohet-ngjarja-me-99-deputeti-vladimir-kosta-qelloi-me-arme-plumbat-mbi-makinen-e-tjetrit/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: