Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me përplasjen e kryeprokurorit Adriatik Llalla me ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu. I ftuar në rubrikën e Opinionit në studion e lajmeve në “News24”, Ngjela shprehu mendimin se kryeprokurori Llalla duhet të japë dorëheqjen.

Sipas Ngjelës, SHBA u ka hequr vizën gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkak se pas Vettingu-t ata mund të kërkojnë azil politik të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara. Avokati gjithashtu u shpreh se nuk mundet që të prishen marrëdhëniet me një shtet si Amerika për vizën e një kryeprokurori.

“Ngaqë është përballë Vettingu-t si të gjithë gjyqtarëve të tjerë ja kanë hequr edhe këtij se dyshojnë se mund të kërkojnë azil politik në SHBA si pasojë e Vettingu-t. Kot i bien në qafë ambasadorit, pasi janë kërkesa të Homeland Security. Këto nuk janë investigime shqiptaërsh. Ambasada sot deklaroi se jemi të angazhuar për t’u bërë reformë në drejtësi shqiptarëve, pra janë një aleancë, se Amerika nuk merr çdo vend përsipër të punojë. Kryeprokurori duhet të japë dorëheqjen. Nuk mund të prishet marrëdhënia Shqipëri-SHBA, për vizën e një kryeprokurori. Amerikanët kanë të dhëna se këtyre që i prek Vettingu mund të kërkojmë azil të paligjshëm. Ata  thonë ju jeni në listat tona  për korrupsion. E tha hapur Ambasada sot. Fakti që këta janë konkretizuar nga Homeland Security këta janë të dyshuar si të korruptuar.  Në kriza të tilla përballa revolucioneve të bardhë që do me thënë një reformë, që duket se ka kontroll të rreth 70% të klasës politike. Fakti që janë në kontroll nuk mund të kandidojnë sepse nuk i dihet ç’u del. Këta po pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE,” tha Ngjela.

Edhe më herët Ngjela u tregua ironik dhe foli me tone të ashpra në një status në Facebook kundër Prokurorit të Përgjithshëm. Ai e cilësoi Llallën, një “katundar të rëndomtë” pasi ky i fundit sipas tij përdor një vizë diplomatike që gruaja e tij të lindë fëmijën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndër të tjera avokati shton se ‘prokuror mediokër’ po turpëron vendin ndërkombëtarisht, pasi sipas tij e dinë ambasadorin amerikan person fizik.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb