TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla në një deklaratë për median ditën e sotme në ambjetet e Mas tha se testimi i aplikantëve të programit “Mësues për Shqipërinë” do të realizohet në 6 dhjetor. Sipas Nikolla, ky testim do të realizohet në 12 qarqe, përkatësisht në 29 qëndra testimi nën adminisrimin e rregullave të rrepta.

“Rreth 89% e aplikantëve janë të diplomuar pas vitit 2000 dhe derimë tani janë 8095 aplikantë dhe rezultatet e testimit do të bëhen publikë në cdo drejtori arsimore më datë 22 dhjetor”.

Gjithashtu, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shtoi se “testimi do të jetë I ndërtuar me 70 pikë në total, prej të cilave 30 pikë do të fokusohën në pyëtjet në lidhje me dokumentacionet në shkolë, ndërsa pjesa tjetër me njohuritë që kanë në profilet përkatëse”. Sipas Nikollës, korigjimi i testimeve do të bëhet nga një grup ekspertësh , kryesisht nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb