TIRANE- Big Brother 9 ka startuar mbrëmjen e sotme. Pas nisjes së spektaklit, është prezantuar dhe banorja e parë, Fotini. 23-vjeçarja nga Gjirokastra është prezantuar nga Arbana si aspirantja e për konkurrente.

Vajza, e cila prej vitesh jeton në Greqi, vjen në këtë format si konkurrente për çmimin e madh.

Fotini bb
Fotini bb

Në klipin prezantues të afërmit e saj shprehën se Fotinia vjen në këtë lojë pas dramës që ka pësuar kur i dashuri saj u nda nga jeta.

Ndërkohë, banori i dytë është Ervini, ish-lojtar i Partizanit. Ai ka qenë i prani që hyri në shtëpinë e ‘Big Brother’. 28-vjeçari ka luajtur me Partizanin, deri sa një dëmtim e bëri që të largohej nga futbolli. Tashmë ai i është përkushtuar modelingut, dhe punon si koordinator.

Ervini BB
Ervini BB

Po ashtu, mbrëmjen e sotme Arbana prezantoi dhe konkurrenten e radhës, Xhenin. Brunia simpatike ka braktisur Italinë për tu bërë pjesë e Big Brother 9’. Xheni u përlot teksa prezantohej klipi saj. Personi fundit që e ka përcjellë për në shtëpinë më të madhe ka qenë mamaja e saj. Prej mëse dy muajsh Xheni nuk ka patur mundësinë ta takoj mamanë e saj, ndaj produksioni ia ka sjellë atë në studio. E në këshillën e saj të fundit, mamaja e vajzës nga Lezha i ka thënë që të vazhdojë të jetë e njëjta si dhe jashtë.

Prej kohësh janë mësuar disa nga detajet e këtij spektakli, që këtë vit do të jetë totalisht ndryshe. Rregulli që ka bërë më shumë përshtypje deri më tani është mungesa e seksit në shtëpinë, që këtë vit do të mirëpresë çifte.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: