Edicioni i 7-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit u hap të dielën në Pekin. Si një event kinematografik me peshë gjithnjë e më të madhe në botë, ky festival është kthyer në një platformë të rëndësishme për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e profesionistëve kinezë të filmit dhe homologëve të tyre.

Drejtori i Radio-Film-Televizion dhe i Shtypit dhe kryetari i komitetit organizativ i festivalit, Nie Chenxi u shpreh në ceremoninë e hapjes se, Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit zhvillohet me ritmin e industrisë kineze të filmit. Vitet e fundit, tregu kinez i filmit ka treguar dinamizëm dhe vitalitet.

“Gjatë vitit 2016, u prodhuan 772 filma kineze dhe të ardhurat nga shitja e biletave në mbarë vendin arritën në 49.2 miliardë juanë (ose 7.14 miliard dollarë). Këto filma u ndoqën nga një publik prej 1.3 miliardë vetësh dhe Kina zuri vendin e parë në botë për numrin e ekraneve të mëdha, që vjet arritën në 43 mijë”, tha Nie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: