TIRANE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë në emisionin e Enkel Demit në TVSH se do të nisë mosbindjen civile pas 18 qershorit, duke mos paguar taksat.

Nëse opozita do të hynte në zgjedhje, Duka tha se ai do të preferonte që të ishte i pari në listën e Durrësit. “Unë do preferoja të isha i pari në Qarkun e Durrësit, por me gjithë këto ngjarje nuk e kemi biseduar me Bashën këtë gjë”, tha ai.
18379275_10212867662072124_1365613619_o
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i krahasoi “të fortët e Ramës” me sigurimsat e prokurorët në kohën e komunizmit. Duka tha se të gjithë kanë frikë të flasin, duke përfshirë dhe vetë atë. “Të fortët e Ramës janë bërë si sigurimsat e prokurorët në kohën e komunizmit. Të gjithë kanë frikë të flasin. Edhe unë kam frikë të flas”– tha Duka.

Lideri i PAA-së, ka folur dhe për ofertat që i kanë bërë njerëz të Partisë Socialiste që partia e tij të futet në zgjedhje.

“Njerëz nga Partia Socialite janë përpjekur të më afrojnë për të hyrë në zgjedhje. Ka pasur përpjekje dashamirëse nga miqt të mijtë në PS për të më afruar në zgjedhjet e 18 qershorit”– tha Duka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: