TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajt të Ramazanit, duke ju uruar agjërim të mbarë.

Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se “Në nisje të muajit të sakrificës, shpreses dhe ngadhnjimit, nga zemra ju uroj të gjithë besimtareve myslimanë, agjërim të mbarë, të lehtë e të pranuar”.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë nisur sot muajin e shenjtë të Ramazanit, agjërimin që zgjat një muaj.

Vlera e muajit të Ramazanit është e madhe për myslimanët, sepse pikërisht në këtë muaj ka filluar zbritja e Kur’anit famëlartë. Sipas fesë islame, çdo besimtar mysliman, është i detyruar të agjërojë për 30 ditë me radhë, në shenjë solidariteti me të varfrit, si dhe të ndajë ushqimin gjatë këtij muaji me nevojtarët.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb