Një zhvillim i ri teknologjik do vijë së shpejti duke lumturuar të gjithë personat që përdorin celular smartphone.

Studiuesit amerikanë kanë dërguar sinjale duke përdorur valët ‘terahertz’, të cilat kanë frekuencë më të lartë se njësitë e Wi-Fi në ditët e sotme.

Përdorimi i këtyre valëve bën që një person të lundrojë në internet rreth 100 më shpejt se përpara.

“Ne kemi treguar se mund të transmetojmë burime të vecanta të të dhënave në valët terahertz në shpejtësi shum të larta ku gabimet janë shumë të vogla,” – tha profesori Daniel Mittleman për Metro.

Pritet që ekipi i tij të sjellë së shpejti këtë metodë ku rrjetet do funksionojnë nën përdorimin e valëve terahertz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb