TIRANË- Presidenti ende në detyrë, Bujar Nishani që u përfol pak ditë më parë pasi dekoroi brenda një dite 32 artistë me titujt “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i Madh” ka dhënë sot dekoratën e radhës për një personazh të njohur gjatë pushtimit nazi-fashist, në zonën e Lazaratit.

Nishani i ka dorëzuar sot familjarëve të Bido Latifit titullin “Dekorata e Artë e Shqiponjës” me motivacionin “Udhëheqës i shquar popullor në betejat për Pavarësinë e Shqipërisë dhe ato kundër okupatorëve të huaj. Ka luajtur një rol të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë ”.
Bidoo
Presidenti Nishani njihet për dashamirësinë që ka për të lëshuar dekorata. Themi këtë pasi nga 24 korriku 2012 kur mori detyrën e deri më sot ka lëshuar plot 1002 dekorata. Nuk dimë numrin e dekoratave që do lëshojë deri në përfundim të mandatit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: