Xhani de Biazi ka zgjedhur si destinacion Anglinë për të kaluar pushimet në kët prag fundviti. Duket se jo më kot është zgjedhur ishulli, pasi këtë udhëtim trajneri i kombëtares e ka shfytëzuar për të takuar edhe mikun e tij, Antonio Conte.

Tekniku ka qenë i pranishëm sot në stërvitjen e skuadrës së Çelsit, ku është takuar me Antonio Conte-n. Dy trajnerët njihen prej kohësh dhe falë miqësisë mes tyre u bë i mundur zhvillimi i ndeshjes Itali-Shqipëri në vitin 2014.
De-Biazi-Konte-470x444
“Faleminderit Antonio për mikpritjen, paç fat!”, ishte mesazhi i postuar nga vetë trajneri i Shqipërisë në rrjetet sociale për të “dokumentuar” këtë vizitë.

Me shumë mundësi De Biazi ka dashur të marrë më shumë informacion rreth Italisë, me të cilën kombëtarja jonë do të ndeshet në mars. Conte ishte trajner i “auxurrëve” gjatë Europianit 2016-të, ku bëri një paraqitje mjaft dinjitoze, e për këtë arsye mund të jetë personi ideal që mund të dijë edhe pikat e dobëta të kombëtare italiane.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb