Nga: Mariglen Mërtiri
TIRANE- Është koha t’i besosh të ardhmen tënde simbolit të edukimit elitar, “Kolegjit Universitar Luarasi”. Stafi akademik ka nisur të mirëpresë studentët e parë që bënë zgjedhjen e duhur për t’i njohur me kurrikulat dhe auditoret, duke i garantuar se zgjedhja e tyre e parë do të shërbejë për të bërë sukses në të ardhmen. Të dhënat nga studentët e parë të regjistruar ditën e sotme flasin për nivel të lartë mesatareje dhe kjo është një vlerësim pozitiv për këtë universitet, i cili ofron dy degë studimi Ekonomik dhe Juridik.
“Ne jemi duke mirëpritur regjistrimin e studentëve, ku do të jetë një proces i gjatë, kështu që studentët duhet të mbajnë kontakte me “Luarasi”. Nga përzgjedhja ne pamë një vlerësim shumë pozitiv për “Luarasi”-n, tani është momenti që çdo student i cili po teston të përzgjedhë se ku do të studiojë, në Juridik dhe në Ekonomik, të mbajë kontakte.”– u shpreh rektori Arben Malaj
“Këtë vit jemi shumë të kënaqur sepse prurja e studentëve është shumë e mirë, janë studentë me mesatare shumë të lartë, studentë të cilët ne i promovojmë dhe mundohemi t’u japim mbështetje, si sociale ashtu edhe ekonomike. Është një proces që do të zgjasë, është një proces që ka disa faza dhe të gjithë maturantët janë të mirëpritur për të marrë informacionin bazë dhe për tu regjistruar pranë “Luarasi”– u shpreh administratorja Klediana Rrumbullaku.
“Universiteti ‘Luarasi’ ofron qoftë në fushën ekonomike, qoftë në fushën juridike alternativa të vlefshme dhe për përgatitje dhe për punësim të mëpasshëm.”-deklaroi Mateo Spaho, kreu i Departamentit Finance Banke.
Rektori i universitetit ka një thirrje drejtuar prindërve dhe studentëve në nisje të procesit të regjistrimeve në universitet.
“Një mesazh për prindërit dhe studentët, të mos hezitojnë të kontaktojnë, të shikojnë të gjitha fazat e regjistrimit, nëse janë të paqartë për to të kontaktojnë kolegët e “Luarasi” dhe me gjithë investimin që ne këmi bërë në këtë godinë, në logjistikë por sidomos në stafin akademik, ne i garanatojmë ata se “Luarasi” do të jetë një zgjidhje e meritueshme për ambicjet e tyre në të ardhmen”– shtoi rektori Arben Malaj
Stafi akademik orienton edhe teknikisht studentët se çfarë hapash duhet të ndjekin për procesin e regjistrimit.
“Procesi i regjistrimit bëhet në portalin ‘U-Albania’, bëhet një regjistrim online. Studenti dorëzon dokumentacionin përkatës, plotëson deklaratën që gjeneron sistemi dhe më pas kryehet procesi i regjistrimit. I ftojmë të gjithë aplikantët e “Kolegjit Universitar Luarasi” që nga datat 29 gusht deri më 11 shtator të drejtohen te “Luarasi” për më shumë informacion rreth programeve të studimit, për procesin e regjistrimit, për çdo paqartësi që ata kanë rreth procesit në mënyrë që ne t’i asistojmë ata për të bërë zgjedhjen e duhur.”– theksoi Dorina Gjipali, përgjegjëse e Departamentit e Të Drejtës Publike
Drejtues të Universitetit shprehën mirënjohje për të gjithë maturantët që kanë vendosur të studiojnë në Shqipëri por veçanërisht për studentët e trojeve të cilët vendosën të përvetësojnë dije tek “Luarasi”, si mundësia më e mirë për një karrierë të sigurt dhe punësim të vlerësuar.
“Kolegji Universitar Luarasi” ka hapur dyert për të pritur studentët e parë për tu regjistruar për vitin e ri akademik. Mesatarja e lartë e studentëve dhe interesimi në rritje për këtë universitet nga studentët është një vlerësim për stafin akademik i cili është i angazhuar përgjatë një muaji për të dhënë informacionin e duhur ndaj studentëve sot dhe orientuar saktë që zgjedhja e tyre të jetë e duhura për një punësim të sigurt nesër.
(BalkanWeb)