Duket se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për largimet nga puna ka nisur të bëhet realitet.
E shkarkimet e para me shumë gjasa do të jenë në Shkodër me të punësuarit e LSI-së.

Në këtë rreth pritet që në dy muajt e ardhshëm të ketë një sërë ndryshimesh, ku e para sipas burimeve është Posta Shqiptare, dega Shkodër.

Burime për mediat lokale bëjnë me dije se në Postën Shqiptare të degës së Shkodrës, janë shpërndarë tashmë një numër i konsiderueshëm zarfesh të mbyllura.

Flitet për të paktën mbi 20 punonjës të postës, të cilët janë pushuar nga puna. Përpara pak javësh është shkarkuar nga detyra drejtoresha e këtij institucioni, Estela Nika, për shkak të përfshirjes së saj në listat e kandidimit në radhët e LSI.

Ky është institucioni i parë në Shkodër që bëhen lëvizjet e para pas përfundimit të zgjedhjeve. Në vazhdim priten furtuna të tjera lëvizjesh, ku sipas kryeministrit Edi Rama do të synojnë forcimin e administratës me persona të kualifikuar.

Ndërsa pritet muaji shtator që administrata të njihet zyrtarisht me ndryshimet në radhët e drejtueseve, por edhe të punonjësve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb