Para se ta lancojë modelin e ri më 6 shtator, Nissan ka bërë të ditur mundësinë e pazakontë që është përfshirë në Leaf.

Kjo veturë do ta ketë vetëm një pedale, e cila nëse shtypet rritet shpejtësia, ndërsa frenon kur largohet këmba tërësisht, shkruan tg.

Sistemi e-Pedal konsiderohet se është shumë efikas, duke i mundësuar makinës të lëvizë edhe nëpër shtigje të lakuara malore.

Pos kësaj mundësie, në Leaf është integruar mundësia e parkimit autonom, që mund të bëhet realizohet edhe në hapësira tepër të ngushta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: