Me qindra danezë kanë qenë dëshmitarë disa ditë më parë të një fenomeni spektakolar, derisa qielli papritmas u ndriçua dhe filluan që të dëgjoheshin shpërthime. Sipas Johan Fynbo-s, profesor të astronomisë nga Instituti ‘Niels Bohr’, sipas të gjitha gjasave Danimarka u godit nga një meteor në orën 10 të natës.

“Me gjasë meteoriti ishte relativisht i madh, jo sa një veturë, por ndoshta sa një top hendbolli”, deklaroi Fynbo. Në mesin e dëshmitarëve okularë ishte edhe Mikkel Pedersen nga Roskilde.

“Ishim duke shkuar në shtëpi, nga Hillerod për në Roskilde, kur rreth orës 10 të mbrëmjes qielli u ndrit papritmas dhe një top i madh i zjarrtë, me bisht, fluturoi mu mbi veturën tonë. Ishte një përjetim interesant”. Ky meteor u regjistrua edhe nga disa kamera të sigurisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: