SHBA– Të paktën 1 person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një makinë ka hyrë në turmën e njerëzve në Nju Jork. Sipas mediave vendase, një makinë ka hyrë me shpejtësi mes turmës së këmbësorëve.

CNN, NBC dhe CBC po raportojnë se të paktën një person ka vdekur, ndërkaq CBS thotë se numri i të lënduarve është 20. Policia në Nju Jork ka bllokuar për qarkullim zonën ku ka ndodhur ngjarja.

“Sipas të dhënave të para, duket më shumë si aksident me makinë se sa diçka tjetër”, ka thënë një zëdhënës i policisë për agjencinë AFP.

NBC TV po raporton se drejtuesi i makinës është arrestuar pas incidentit.
CBS, duke cituar policinë e Nju Jorkut, ka thënë se incidenti nuk është i lidhur me terrorizëm. Megjithatë, NBC po raporton se njësitë anti-terror dhe FBI janë në vendngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: