Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Një muaj në çadrën e ëndrrave

ngrihen cadrat

Nga EDI LESI

Shqipëria sapo mbushi 31 ditë aspak të ngjashme me të tjerat. Protesta në bulevard ia ka dalë të ndajë kohën në dy pjesë. Para dhe pas 18 shkurtit, dhe po ashtu në dy botë ndarë me një palë kangjella të pahijshme.

Në njërën anë kemi godinën hermetike, grilëulur, të paqeshur të qeverisë, ku ai që e mban veten si lider global po reduktohet cdo ditë në një shef të zakonshëm ekzekutivi që kalkulon orët, ditët, kartonat, aleancat, për të mbajtur frerët e pushtetit.

Mu përballë në shesh, në një çadër me stil spartan dhe një kaos të gëzueshëm, kemi një botë tjetër të çliruar nga ankthi, të lirë, që ka bojën e njeriut, ku secili që shkon e vjen ndihet i barabartë, sepse nuk ka kasta, hirearki, shefa të mëdhenj apo të vegjël.

Ajo është një çadër ëndrrash ku flitet për republikën e re, ashti i të cilës do të jetë qytetari.
Aty nuk ka hesape ku ndahen zonat, ku caktohen postet, vendosen doganierët, taksidarët e drejtorët.
Në ato stola që cijasin gozhdash të ndryshkura a prej peshës për të cilën nuk ishin prodhuar, ka dëshmitarë nga çdo anë e vendit që dëgjojnë herë Kim Mehmetin herë Mark Markun, Cupin e Gjekmarkajn, Lelën, Agim Hushin, Ardian Isufin, Shkullakun a Sonila Mecon, gazetarë, aktorë, tenorë, aktivistë, ka dëshmitarë që kalojnë një huti jo të vogël kur shfaqet i majti Dritan Hila, sakaq e marrin veten se e dinë pse janë aty dhe dëgjojnë me respekt, ngulen me nderim të posaçëm për Edmond Tupen, hovin në këmbë kur merr mikrofonin Lulzim Basha, të gjithë një metër larg, pa foltore, pa frone, pa platforma, ashtu në shesh grumbulluar ditë-natë.

Pakkush kërkon të bjerë në sy, e të bëjë poza, apo të tregojë që është aty.
Çadra është zakon i njerëzve sot dhe çdo ditë takon dikë që se ke parë prej vitesh, çdo ditë njihesh me dikë për herë të parë.

Eshtë një gjë e re, ngjitëse që i ka robtuar të gjithë.
I ngjan një mrekullie, por siç thotë Borges, mrekullitë kanë tagrin të vendosin rregullat e tyre.
Dhe ka një rregull aty, rregulli është se çadra vazhdon, nuk epet, derisa të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme.

Po çfarë e bëri këtë protestë kaq të pazakontë që çdo ditë mbushet me energji e nuk sos, teksa vjetëron gjithcka tjetër përreth saj, e bën të duket e dalë kohe.
Për herë të parë, kemi një manifestim, një qendresë që nuk bëhet për rezultatin e zgjedhjeve, por për standardin, për procesin.

Shpesh opozitat kanë protestuar pasi KQZ ka shpallur numrat, kanë protestuar pse nuk erdhën në pushtet.
Kanë protestuar për të ruajtur karrigen e shefit.
Kjo e cadrës, nuk ngjan asnjë hije me to.

Zgjedhjet që po vijnë, sipas të gjithë rrethanave dhe përvojës së 4 viteve, nëse bëhen me kushtet e sotme, janë hiç më pak se një thërtore. Ka një kujdestari kriminale për cdo qendër votimi, gjithë shteti në gjurmimin e votës, miliarda euro nga paratë e drogës që sigurisht do të hidhen për ata që i lejuan të mbjellin, korrin e transportojnë. Dhjetra abuzime skandaloze me fondet, në cdo nivel të qeverisjes, një korrupsion që kërkon me cdo kusht mbrojtje, më e pakta, duke mbajtur pushtetin, korrupsion që mëton vijim po ashtu.

A mund të ketë një garë më të pabarabartë se kjo, kur ata që duhej të ishin garantët e qytetarit janë bërë kumbarë, miq kryekreje, me kriminelë me damkë, të fortë e trafikantë që sundojnë lagje e qytete.
A mund të ketë garë më të pabarabartë se kjo, kur opozita nuk ushtron plotësisht as të vetmin instrument që ka, fjalën.

Zgjedhjet në kushtet aktuale do të ishin vetëm një noterizimin i një katërvjecari të ri me Ramën, pa dëgjuar zërin e qytetarit, pa e lënë atë të shprehet me votë.

Frenimi i këtij projekti është jo vetëm përgjegjësi e opozitës, po bash detyrë e saj. Opozita nuk e konkuron dot qeverinë me para, me krim, me mujsharë, me forca speciale, me media. Po sigurisht, e konkuron duke prodhuar politikë, ide, duke krijuar një bërthamë lirie e sovraniteti në atë shesh, që nëse nuk mbërrin në gjithë Shqipërinë, gjithë Shqipëria po mbërrin aty.

Dhe këtë garë mendimi e vizionesh, opozita e fitoi. Prej një muaji ajo i prin opinionit në vend dhe ka bërë për vete njerëzit, intelektualët, të rinj, burra e gra. E për shkak se kërkon standard europian, standard amerikan, në zgjedhje, çdo ditë e më shumë, europianë e amerikanë e mbështesin kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndaj dhe, nga 18 Shkurti, çadra ngjan me një kështjellë të lirë, ndërsa godina përballë me një çadër tinzare dhe pushtuese.

(BalkanWeb)



Komente ( 19 )

  • cadra e sahan lepiresve qe shkojne per nje cope vend pune , endrrat ti realizojne duke votuar vetingun e shkuar ne zgjedhje , e duke bere cmos qe te ruajn ato …po jo keshtu . se basha ka hall se po humbi dhe kete here del fishek , sa ishte ne bashki vetem sa e mbushi me polic bashkiak dhe i paguante kot , keshtu do bej dhe kur te hypi ne qeveri se pune sdi te bej ai po vetem evjedh se e ka provuar me fakte spiuni i serbeve bashke me sali psikopatin..

  • E

    Ik mër tutkun, lëpirje alla fisnore – Enveriste mbrapa Saliut. Keni arritur 108% planin e lëvdatave. Kë po gënjeni ? Vetëm Saliun.

  • 1 muaj në stallën e pordhave të Saliut. 1 muaj pordha që Xeni të bëjë pushimet rrehat.

  • Jo or djale jo! Gazetaria e ketij lloji ste con asgjekundi. Nderro sa me pare mos te perfundosh ne emigracion si ne. Kush qendron prapa teje?? Ti nuk po stimulon te rene por po shkon prape pas te njejtit vjedhes apo edhe kriminel?! Sinqerisht!

  • eni

    Do vazhdojme edhe nje muaj deri ne ikjen e rames duam qeevri teknike pa ramen zgjedhje te lria te ndershme rama ik rama ik !!

  • esht nje shkrim shume i mire qe flet per arsyet dhe qellimin e protestes se qytetareve para kryeministrise …te lumte penda

  • Bravo Edi shkrim fantastik.Vota duhet te jete e lire dhe e ndershme dhe jo e blere apo e vjedhur.kjo gje duhet te mbaroje sot.

  • Parti ordinere dhe e destinuar ti shkojë Berishës nga prapa drejt arkivolit! Votuesit ju poshtëruan duke ku dhënë një ultimatum me votë që me Berishën nuk ecet përpara, ju krejt të paaftë të ofroni alternativë tjetër, ricikloni po berishizmin! Jeni sa qesharakë aq edhe patetike! Flisni dhe premtoni budallallëqe që shprehin absurditetin dhe humnerën ku keni rënë. Sajoni një Republikë të re me mitrën e ’97. Me lidership të fundosur në korrupsion, vrasje, tradhëti. Me një parti antiperëndimore dhe krejtësisht të izoluar. Me një ushtri të kotë rinie, që mendon për aq sa do një mbeturinë kinezo-sovjetike si Berisha. Me një lider karagjoz si Basha, që për çdo budallëk nxjerr palltaken dhe duke mos qenë burrë tja bëj bam, e fut në mendere si pa të keq. Jeni haxhiqamilistë dhe partia më fshatarake, destabilizuese, tradhëtare, orientale dhe e paskrupullt e historisë!
    Humnera ku keni rënë dhe ku keni hedhur Shqipërinë sa herë ju është dhënë rasti, ja bën të pamundur PDsë të vazhdojë të ecë përpara. Tani sju bën më punë as privilegji që historia ju dha në 1991, as antikomunizmi fallso, as flamuri hipokrit i antikorrupsionit! Tani jeni peng i së shkuarës suaj kriminale dhe i pamundësisë të ofroni alternativë të re! Jeni nisur drejt varrezave të Sharrës, tek gropa e Berishës, nëse Reforma në Drejtësi nuk ju ndërpret përpara rrugën, për të dhënë llogari para se të mbyllni sytë.
    Ke të drejtë, të gjithë të korruptuar jeni, por tani është rradha juaj të paguani!
    Nuk është zgjedhje as e juaja, as e Ramës, por e historisë!

  • Shume e drejte. Te kerkohen zgjedhje te barabarta, te pa manipuluara. Ai qe deri dje vodhi e perdhosi zgjedhjet ne menuren me macabre kujtohet nji dite per zgjedhje te drejta ?!?!?! Cudi e madhe ?!?! Dhe nga ajo cader do te na dalka Republika e re me hajdutet e vjeter, republika e re me ata qe falen 300 km 2 sip detare-akt-tradhetie ?!?!?!O gazetare te shitur ! A ka mundesi te jini te pa anshem ?

  • Çadra e ëndrrave të atyre që fluturojnë me presh në … . Mos kujto se je aty për llogari të PDsë, se PD ka marr fund bashkë me Berishën! Je aty për llogari të luftës së egër Meta -Rama! Këta të dy janë sot të vetmit lider që komandojë dhe bëjnë politikë. Ju jeni o viktimat e luftës së tyre, o barktharë që hani ndonjë vakt picë tek çadra, të paguar po nga LSI! Ju jeni të detyruar të rrini aty deri sa ti dojë Metës trapi, bashkë me kukullën teveqele që ju shesin për kryetar!
    Hani revolucjone imagjinare dhe merreni në b.. siç bën kryetari juaj pas çdo ultimatumi që i skadon!

  • O kokrra katunarit! Po do te shohesh se sa sukses ka çadra , mjafton te shohesh se sa zogj gomari si ty, pluskojne si m.. ne det!

  • Idiot! Lepi ate b.. qe te kan ven perpara dhe na i kurse pikpamjet e tua “intelektuale”!

  • Mire ja ke gjetur titullin “Cadra e endrrave”. E endrrave ne diell

  • Eri

    Aman sa te shtirur jeni me.keto shkrime idiote. Aty nuk flet askush nese zdo kuati gruaja e ndonje zare qe lepin te vjedhat e tyre. Ti sje as me pak se njeri prej lepiresve te rradhes ne ate cader te hipokrizise kolektive. Republika e re me korrupsionin e kunatit me babezin e gruas dhe me skizofrenin e bibave qe u rrine nga pas. Parti qe flet per vlwra dhe rrethohet nga antivlera, imoralitet dhe makuteri

  • Budallalleqe me ok!brockulla si ato te LULUSHES!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.