SHBA– Prokurorët e Maryland dhe të kryeqytetit amerikan Uashington do të hetojnë presidentin Donald Trump për pranim të pagesave nga qeveri të huaja nëpërmjet perandorisë së tij të pasurive të patundshme, sipas mediave amerikane.

Ankesa që do të depozitohet të hënën bazohet në “klauzolën mbi shpërblimet” një dispozitë e Kushtetutës amerikane që ndalon çdo person me detyrë publike për të pranuar dhurata, shpërblime, poste apo tituj të çdo lloji nga një mbret, një princ apo një shtet i huaj, pa miratimin e Kongresit.

Në janar, OJQ-ja anti-korrupsion “Citizens for Responsibility and Ethics in Washington” (Qytetarë për përgjegjësi dhe etikë në Uashington) e mbështetuar nga juristë dhe ekspertë të afirmuar në të drejtën kushtetuese, ngriti të padi të ngjashme në një gjykatë federale të Nju Jorkut duke u bazuar kryesisht në këtë klauzolë. Por kjo ankesë e re është e para e paraqitur nga subjektetet qeveritare.

Ky njoftim i shtohet problemeve të Trump, tashmë po përballet me hetime të Kongresit, të FBI-së, dhe emërimit të një prokurori të posaçëm, Robert Mueller për një marrëveshje të fshehtë të mundshme të stafit e tij të fushatës me zyrtarë rusë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: