Të tjera të papritura në United Airline. Pas nxjerrjes me forcë të një pasagjeri nga avioni dhe pengimit të dy vajzave për të fluturuar me linjën amerikane sepse kishin veshur strece, një lepur gjigand ka ngordhur në bord, gjatë një fluturimi transatlantik. Foto e kafshës po bën xhiro në ueb, duke ngritur dyshimet për makthin që përjetojnë pasagjerët teksa udhëtojnë me linjën amerikane.

Lepuri me emrin Simon, i cili ishte më i madhi në botë, ngordhi në bordin e një Boeing 767, teksa avioni udhëtonte nga aeroporti londinez i Heathrow drejt aeroportit O’Hare të Chicagos, i njëjti avion ku dy javë më parë David Dao, një mjek 69 vjeçar me origjinë vietnameze, u tërhoq zvarrë dhe u nxorr nga avioni për ti hapur rrugën një pjesëtari të personelit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb