Disa muaj më parë ish-ndihmësi i De Biazit te kombëtarja shqiptare, Paolo Tramezzani, u zyrtarizua si teknik i parë i ekipit të Sion në Zvicër dhe që prej asaj kohe në këtë skuadër kanë mbërritur një koloni shqiptarësh.

I pari ishte Emir Lenjani i cili nuk po gjente hapësira në Francë dhe transferimi në Zvicër duket se do t’a rilindë futbollistin e krahut të djathtë. Lenjani ishte i pari pas pak javë më parë ekipit të Sion, me kërkesë të Tramezzani-t, iu bashkua edhe futbollisti tjetër i kombëtares, Burim Kukeli. 33-vjeçari ishte një nga kërkesat e panegociueshme të teknikut italian që e mori mesfushorin nga ekipi i Zyrich.

Në tratativa për një kalim te Sioni është edhe Odise Rroshi, por para se bisedimet të konkretizohen për fierakun, një tjetër futbollist shqiptar është bërë pjesë e zvicerianëve, veçse ai gjithashtu luan po për këtë kombëtare, bëhet fjalë për Pajtim Kasamin.

Tramezzani e njeh mirë lojtarin pasi nën drejtimin e kombëtares shqiptare e kishte ndjekur futbollistin për t’a bërë pjesë të ekipit, por në atë kohë ai zgjodhi helvetët. Ndonëse në atë kohë nuk ishte e thënë të kishte një bashkëpunim ndërmjet tyre, këtë herë ka ndodhur ndryshe.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: