Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.

“…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Dush Smajli Siri (2)

Në familjen e të vrarit, me emrin Dush Smajli, janë hapur dyert e mortit. Ai, sipas të afërmve, është nga rrethina e Vushtrrisë, por jetonte në Mitrovicë, deri në momentin kur kishte vendosur të shkonte ne Siri, raporton REL. Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj.

Dush Smajli Siri (1)

Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Librat islamikë në burgje
Ata kryesisht janë rreshtuar në krah të organizatave tashmë të shpallura terroriste, siç janë: i ashtuquajturi Shteti Islamik – IS dhe Al-Nusra.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Ndërkaq, një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që disa të tjerë ende po përballen me drejtësinë.

Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb