Pak muaj më parë ishte Taulant Seferi, futbollist i Young Boys, që zgjodhi kombëtaren e Shqipërisë duke refuzuar Maqedoninë dhe njëkohësisht duke bërë të lumtur shumë tifozë kuqezi. Këtë herë një tjetër lojtar premtues në Europë, Arijan Qollaku, i cili aktivizohet me Grasshopersin në Zvicër, zgjedh Shqipërinë duke refezuar ftesat e njëpasnjëshme të Kosovës.

Edhe pse pjesë e U-21, ashtu si Seferi, Qollaku i jep fund trendit të largimeve nga Kombëtarja e Shqipërisë drejt përfaqësueses së Kosovës.

Prej disa ditësh, në adresë të tij kanë shkuar interesime si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova dhe mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të pranojë ftesën e bërë nga Alban Bushi. Futbollisti i skuadrës zvicerane është i datëlindjes 1997 dhe një nga futbollistët premtues në të djathtë të mbrojtjes.
Qollaku
Trajneri i Kombëtares Shpresa duket se po bind të rinjtë me emrin dhe të shkuarën e tij si ish-bomber i Kombëtares pasi vetëm së fundmi janë afruar dy lojtarë premtues.

Qollaku dhe Seferi janë pjesë e listës me shumë futbollistë të tjerë nga kampionati shqiptar që do luaj në dy takimet e Kombëtares Shpresa ndaj Francës me 5-së qershor dhe ndaj Estonisë me 12 qershor.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb