KORCE- Një zjarr i madh i rënë në fund të parkut “Rinia” të qytetit të Korçës për pak sa nuk rrezikoi rrezikonin djegien e gjithë sipërfaqes së Korçës

Sipas policisë, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit, zjarrfikëset, si edhe shërbimet e emergjencave civile të cilat kanë konstatuar tre vatra të mëdha zjarri.

Si rezultat i angazhimit dhe ndërhyrjes në kohë të strukturave të mësipërme, u bë e mundur fikja e zjarrit dhe shmangia e dëmeve të mëtejshme që mund të shkaktonin flakët.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme.

Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat disa persona dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb