GREQI– Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në doganën e Kakavijës.

Njëri nga shqiptarët është arrestuar, pasi ka tentuar të kalojë nga Greqia për në Shqipëri 32.560 euro të fshehura në bagazhe për të cilat nuk kishte dokument justifikues.

Dogana greke ka mbajtur 25% të shumes si taksë dhe pjesën tjetër e ka sekuestruar deri në justifikimin ligjor të saj.

Ndërkohë shtetasi tjetër shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi po kalonte nga Shqipëria për në Greqi me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: