Mëlçia është organ “përgjegjës” për tretjen në organizmin tonë. Por për shkak të shtimit të toksinave që futen në trupin tonë me anë të ushqimit apo nga ambienti, ky organ mund të punojë ngadalë.

Ekzistojnë disa simptoma të cilat tregojnë punën e ngadalësuar të mëlçisë.

1. Shpesh vjen deri te lodhja, madje edhe në rastin e aktiviteteve minimale fizike.

2. Shfaqen dhembje të kokës, të cilat manifestohen në gropat e syve.

3. Shfaqen dhembjet në nyja dhe muskuj.

4. Shfaqet djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinet të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.

5. Shfaqen probleme me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse krijohet grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë.

6. Shpesh shfaqen alergji, sepse toksinet grumbullohen në organizëm.

7. Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me vjelljen, ndërkaq këto përcillen me dhembje stomaku, siç ndodhin edhe fryrjet.

8. Ekziston problemi me shtimin e peshës, edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.

9. Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm.

10. Shfaqet erë e keqe.

11. Shfaqet disbalanca hormonale, sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve.

12. Përqendrimi është i vështirë, ndërkaq aktivitetet mendore paraqesin mundim të madh.

13. Është e mundshme që t’u shfaqet depresioni, edhe pse nuk keni qenë të ekspozuar traumave apo ngjarjeve të cilat do kishin të mundur ta shkaktonin atë.

14. Shfaqet ndjenja e shqetësimit, sepse krijohet përshtypja që do të ndodhë diçka e keqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: