Francesco Totti debutoi me fanellën e Romës më 28 mars të vitit 1993, ndërsa i dha fund karrierës të dielën më 28 maj 2017, fiks 25 vjet e dy muaj pas debutimit. Pë më tepë njihuni me disa fakte interesante për legjendën e Romës dhe futbollit italian.
1.Francesco Totti është kapiteni i më i ri në histori të Serie A. Ai e mori shiritin e kapitenit të Romës në vitin 1998 kur ishte vetëm 22 vjec e 34 ditë.
2.Lojtari që i ka shënuar më shumë ekipeve në Serie A. Ashtu si legjenda tjetër i futbollit italian, Roberto Baggio, Totti i ka shënuar gol 38 ekipeve në Serie A.
3.Lojtari që ka shndërruar më shumë penallti në gol në ligën italiane – 68 gjuajtje të suksesshme nga 11 metra.
4.Golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Serie A me gjithsej 247 gola. Silvio Piola kishte shënuar 274 në vitet e largëta 1929-1954.
5.I dyti me më shumë paraqitje në hisotrinë e Serie A. Me 619 paraqitje, ai renditet pas Paolo Maldinit që ka 647.
6.Kur ishte pjesë e një ekipi lokal si i vogël, ai ishte afër të bëhej pjesë e rivalit më të madh të Romës. Lazio kishte arritur marrëveshje me skuadrën e tij, mirëpo trajneri i atëhershëm Gildo Gianinni kishte ndërhyrë duke e bindur familjen e Tottit të zgjedhte Romën.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: