Këtë të shtunë zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Juventusit kundër Real Madridit. Këta ekipe kanë avantazhet dhe disavantazhet e veta dhe të dyja kërkojnë fitoren e këtij trofeu më të madh për klube. Gazeta madrilene ‘Marca’ ka publikuar disa disavantazhet e Real Madridit për këtë finale.
1. Që kur u ndërrua emri i këtij kompeticioni (Champions League 1993), asnjë skuadër nuk ka arritur të fitojë dy herë rresht këtë trofe.
2. Real Madridi për momentin është kampion i kupës botërore për klube dhe asnjë ekip nuk ka mundur ta fitojë prapë Ligën e Kampionëve pasi fitoi këtë trofe.
3. Frika nga ish-lojtarët. Kur u përballën për herën e fundit në vitin 2015, dy golat e Moratas e dërguan Juventusin në finalen e Ligës së Kampionëve. E njejta gjë ka ndodhur në sezonin 2003-04 ku ish-lojtari Morientes me Monacon e eliminoi Real Madridin nga gara. Ndoshta e njejta gjë i pret tani me Higuainin dhe Khediran.
4. 11 titujt e Real Madridit nuk janë fituar në asnjë vit tek. Katër të fundit janë fituar në vitin 2016, 2014, 2002, 1998. Viti 2017 nuk shihet me fat për ta.
5. Titulli i Ligës së Kampionëve shkon çdo 7 vjet tek një skuadër italiane. 2003 e fitoi Milani, 2010 Interi dhe ndoshta tani është e Juventusit.
6. Real Madridi do të luaj me fanella me ngjyrë vjollcë, fanellë kjo që nuk i ka sjellë shumë fat.

Finalja e madhe luhet me 3 qershor në “Cardiff” dhe mbetet të shihet kush do ta çojë lartë trofeun më të madh për klube.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb