Së shpejti pritet të lundrojë anija më e madhe e ndërtuar ndonjëherë nga njerëzit. Në anijen gjigande MSC do të kenë mundësi të akomodohen 6850 pasagjerë, ndërsa ka rreth 2760 dhoma luksoze.

Anija gjigande peshon 200 mijë ton, dhe do të jetë e gatshme për lundrim në fund të vitit 2022. Anija gjigande mund të akomodojë 100 pasagjerë më shumë se anija “Harmony of the Seas”, e cila konsiderohet si anija më e madhe në botë me 6.780 pasagjerë.

MSC konsiderohet si anija më moderne në botë, pasi në të do të instalohen pajisjet e teknologjisë më të avancuar që do ndihmojnë në stabilitet gjatë lundrimit dhe për hidrodinamikën.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: