Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Njihuni me aplikacionet që nuk mund të përgjohen nga CIA

auto_Aplikacionet1489938862

Wikileaks në më shumë se 8.000 faqe ka bërë të ditur se CIA amerikane ka kryer programin e spiunimit për përdorues në gjithë botën përmes rrugës së telefonave mobilë, internetit, kompjuterëve, por edhe televizorëve të mençur, kamerave dhe pajisjeve të tjera.

Në dokumente është pohuar se CIA mund të spiunojë Instant Messaging, aplikacionin Signal, Telegram, WhatsApp, Confide dhe të tjerë, por kjo është e saktë vetëm në mënyrë të pjesshme dhe vetëm nën kushte të veçanta, përmes instalimit të “aleteve” adekuate në telefon.

Duke iu referuar enkriptimit End to End, CIA nuk është në gjendje të lexojë porosi ose t’i shohë ato gjatë dërgimit nga pajisja në pajisje.

Megjithatë në disa raste arrin të hedhë malware në telefonin e njërit nga përdoruesi dhe në të tilla raste edhe spiunimi është i mundur.

“Nuk ka fakte se në protokollin e aplikacionit Signal ose cilësdo pjesë të këtij sistemi ta ketë thyer CIA përmes spiunimit”, ka njoftuar kompania Open Whisper Systems, e cila qëndron pas mbrojtjes End to End të aplikacioneve Signal dhe WhatsApp.

Nëse nuk keni malware në telefonin tuaj, i cili do të lexonte porositë nga vetë aplikacionet derisa dërgimi është në proces atëherë jeni të sigurt plotësisht.

(d.d/BalkanWeb)



loading...

Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.