TIRANE – Këngëtari korçar, Stefi Prifti, vazhdon angazhimet në muzikë jo vetëm me koncerte e muzikë live, por edhe me këngë të reja e klipe.
Së fundi, ai ka lajmëruar se ka gati një këngë të re, të cilën do ta publikojë së shpejti në tregun muzikor.

Këtë herë, në krah të Stefit, me sa duket, në vend të të vëllait, Endrit, do të jetë një partnere e re, me të cilën këngëtari korçar bashkëpunon për herë të parë.
a58b66d24aed93ba62cf50eebf765c07
Në foton e postuar me të në Instagram, Stefi ngacmon fansat dhe miqtë duke shkruar: “Kënga e re, partnerja e re…”. Dhe partnerja i ka marrë menjëherë pëlqimet nga fansat e artistit.
Kush është parnerja e re?
E etiketuar në foton e Stefit është Nicola Hilari, një vajzë bukuroshe, e cila këtë vit është konkurrente në Miss Universe Albania, që do të mbahet më 29 qershor shkruan Class.
Nicola ka disa eksperienca me modelimin dhe klipet muzikore, por me siguri, këtë të fundit me vëllezërit Prifti do ta mbajë mend gjatë. Nuk dihet nëse Nicola do të jetë vetëm figurante në klip apo edhe do të këndojë, por durim… pas pak ditësh, gjithçka do të sqarohet.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb