INDI- Miliarderi indian ka befasuar stafin e tij duke u bërë dhuratën më speciale që ata kishin marrë ndonjëherë. Bëhet fjalë për Savji Dholakia, një miliarderi indian zemërgjerë i cili ka vendosur të befasojë stafin e tij të dalluar, duke u dhuruar atyre 1,260 makina të reja dhe 400 apartamente.
Ai ka thënë se synimi i tij është që të gjithë punëtorët e kompanisë që ai zotëron, “Hare Krishna Exports” të kenë një apartament, makinë dhe stoli të tyre. Apartamentet u janë dhënë atyre që tashmë kanë pasur makina, ndërsa makina atyre që nuk kanë pasur një të tillë. Kjo kompani ka 5.500 punëtorë dhe në një program të ngjashëm, në vitin 2014 pronari i kompanisë kishte dhuruar 491 makina dhe 207 apartamente.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb